Një situatë e pazakontë ka ndodhur në hapësirën e ndërtesës së ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. në Prishtinë.

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësuar alergji në fytyrë dhe duar, ku sipas raportimeve të mediave në Kosovë, zarfet kundërmonin erë.

Kosova Press shkruan se bëhet fjalë për helmimin e 26 zyrtarëve kosovarë të ngarkuar me verifikimin e votave, çka u ndërpre rreth orës 11:00.

Top Channel kontaktoi me KQZ-në, por nuk ka ende një sqarim zyrtar për ngjarjen.

“Është ndërprerë verifikimi i zarfeve (me vota) që kanë ardhur nga Serbia dhe jo nga diaspora. I është shkaktuar (personave që kanë qenë duke verifikuar votat) alergji nëpër duar nga zarfet që kanë ardhur nga Serbia. Tash janë duke u bërë kontrollet dhe çka del tutje, unë nuk mund ta di”, tha Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit votues për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë më 6 tetor u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Top Channel