Albin Kurti dha një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu për Open në Top Channel.

Kurti në intervistë ka treguar për ftesën që i ka bërë publikisht Vjosa Osmanit dhe nëse ka marrë një përgjigje.

Muhamed Veliu:Në mitingun e djeshëm fitues që ju patët në shesh i keni çuar një ftesë Vjosa Osmanit, keni marrë përgjigje për atë ftesë?

Albin Kurti: Unë do të kontaktoj sot me ta sepse besoj se koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës është rruga e duhur përpara, ne kemi shumë punë sepse kemi humbur shumë kohë kemi shumë shanse të shpërdoruara në të kaluarën prandaj ky koalicion duhet të ndodhë.

Por, shpresoj që të jemi më të shpejtë se sa kemi qenë në të kaluarën në kuptimin e bashkëpunimit ndërmjet VV në njërën anë dhe LDK-së në anën tjetër. Programin e kemi shumë të qartë prej zhvillimit ekonomik duke e forcuar dhe sektorin privat me bankë zhvillimore të republikës e me fond sovran investues deri tek luftimi i krimit dhe korrupsionit si dhe te lidhja e tregut të punës me shkollime cilësore.

Top Channel