26 nxënës të shkollës se mesme të bashkuar “Adem Haxhia” në fshatin Postribë kanë përfunduar në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se janë helmuar. Menjëherë pas përfundimit të mësimit, ata kane patur dhimbje barku dhe të vjella, që sipas bluzave të bardha janë simptoma intoksifikimi por kjo nuk pranohet nga drejtuesit e shkollës.

Janë prindërit ata të cilët akuzojnë se brenda rrethimit të shkollës ndodhet një fast-food ku fëmijët, ushqehen thuajse çdo ditë por sot ai është mbyllur.

Inspektorët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër morën kampionet e analizave por përjashtojnë mundësinë e helmimit nga uji, pasi sipas tyre, numri i të sëmurëve do të ishte shumë me i madh.

Përmes një njoftimi zyrtar, edhe Spitali rajonal i Shkodrës njoftoi për trajtimin e 26 nxënësve me simptoma intoksifikimi. Ne ditën e parë të vitit të ri shkollor ministria e arsimit dhe policia e shtetit paralajmëruan se në asnjë shkolle nuk do te lejohen fast-foode apo lokale ku do te tregtohen ushqime apo pije alkoolike.

Top Channel