Një sherr i vjetër per pronat mes dy vëllezërve në Xibër të Klosit përfundoi me tre të vrarë.

Sali Dakucio dhe Kujtim Dakuci kanë nxjerrë armët e kanë qëlluar njëri tjetrin.

Mes dy vëllezërve që jetonin në varfëri kishte lindur një konflikt që nuk zgjidhej prej kohësh. Plumbat e armës kanë vrarë edhe 17 vjecarin, Flogert Dakuci, djali i Kujtimit.

Pas ngjarjes, Sali Dakuci në kushte të rënda psikologjike për shkak të vrasjes së dyfishtë që kishte kryer i ka drejtuar armën vetes duke u vetëvrare para se atje të mbërrinte policia.

Forcat e rendit kanë gjetur armët e kanë marrë në pyetje familjarët e dy familjeve dhe kanë mësuar arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.

Top Channel