Lejuan ndërtime pa leje, në pranga administrator i njësisë administrative Golaj dhe inspaktori i IMT në Kukës

08/05/2024 11:16
Foto ilustruese

Administratori i njësisë Golaj në Kukës U.D 40 vjeç dhe një inspektor i Mbrojtjes së Territorit i identifikuar si B.U 32 vjeç janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Dyshohet se të arrestuarit, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has.

Ndërsa ka nisur hetimi për inspektorin KL 38 vjeç për shpërdorim detyre si dhe për 3 qytetarë të cilët kishin ndërtuar pa leje në këto zona.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

Top Channel