“Ditë frymëzimi, të tregojmë zemërim dhe revoltë”/ Protesta e 22 marsit, Berisha: Nëse Enver Hoxha i arrestonte ata që flisnin kundër tij, Edi Rama…
Një grup ekspertësh anglezë të fushës së psikologjisë kanë arritur në përfundimin se të qenit mbipeshë nuk është mungesë vullneti.
Nga vitit 2005 e deri në 2017, personat mbipeshë janë rritur me 18% në Britaninë e Madhe, dhe kjo rritje nuk shpjegohet thjesht me rënien e motivimit apo mungesën e vullnetit.
Njerëzit që rrezkohen më shumë nga obeziteti janë ata që e kanë të trashëguar gjenin, dhe që gjithashtu kanë punën, rrethanat shoqërore apo shkollore që i detyrojnë të jenë inaktivë fizikisht, sipas studimit.
Sidomos njerëzit që jetojnë në zona më të varfra, me më pak mundësi, përballen me më shumë stres. Me kushtet e këqija ekonomike, edhe mundësitë për ushqim të shëndetshëm e për veprimtari fizike janë të kifizuara.
Sipas raportit, përvoja psikologjike luan gjithashtu një rol të madh. Gjysma e të rriturve që janë obezë, kanë përjetuar vështirësi në fëmijëri.
Ndërsa stresi që krijohet gna turpi i të qenit të shëndoshë bën që këta njerëz të hanë më shumë e të shëndoshen më shumë.
Psikologët thonë se gjuha me të cilën u drejtohen personave të shëndoshë gjithashtu duhet të ndryshojë. Në vend që të quhen persona obezë, duhet të quhen persona me obezitet.
Top Channel