Lindjet me operim çezarian mund të jenë metoda më e sigurt e lindjes për gratë që kanë lindur një herë me çezariane.

Të provosh herën e dytë lindjen natyrale, pasi herën e parë ka qenë çezariane, ka rezultuar me ndërlikime për shumë nëna.

Ky rezultat erdhi pas studimit të më shumë se 74 mijë lindjeve në Skoci.

Lindjet çezariane kryhen ose në raste urgjence, kur një ndërhyrje është e domosdoshme, ose me dëshirën e nënës, e cila  mund të dojë të shmangë lindjen natyrale e të caktojë vetë datën e lindjes.

Për sa i përket pyetjes se cila është më e rrezikshme, të dyja metodat kanë rreziqet e veta pothuajse njësoj. Rreth 25% e grave që shkojnë për lindje natyrale, përfundojnë me çezariane gjithsesi, për shkak të ndërlikimeve.

Top Channel