Danilo Zeka: Jam ndjerë shumë keq kur habiteshin grekët që jam shqiptar. Kam ndjerë xhelozi pse isha i huaj

25/09/2019 20:35

Në episodin e radhës i ftuar në emisioni “Diaspora” solisti i trupës së baletit në Athinë Danilo Zeka ka rrëfyer jetën e tij në Athinë, dhe si rastësisht vajti gjatë luftës në vitin 1997.

Danilo Zeka lindi në Tiranë, studimet i larta i kreu në Akademinë e Arteve dhe më pas vazhdoi studimet në Grand Théâtre de Genève, Zvicër. Ai u bashkua me trupën e baletit kombëtar të operas në Greqi në vitin 2001 dhe në vitin 2007 u bë solisti kryesor.

Ishte viti 1997 i cili do t’i ndryshonte jetën dhe karrierën e tij. Gjatë luftës në Shqipëri ai nuk arriti të siguronte vizë nga ambasada e Zviceriane në Tiranë, pasi ambasadat ishin të mbyllura, dhe e vetmja mundësi që i’u dha ishte një ftesë nga një koreograf shqiptar në Greqi për të qenë i ftuar në një shfaqje. Ai realizoi disa audicione deri në pranimin në trupën e baletit në teatrin e operas dhe baletit në Athinë. Danilo prej 22 vitesh jeton në Greqi.

Danilo Zeka ka punuar me shumë koreografë prestigjioz në role të tilla si Siegfried (Swan Lake), Lensky ( Eugene Onegin), Albrecht (Giselle), Don Basilio (Don Kishoti), Colas (La Fille mal gardée), Love (Canto General), Kai (Mbretëresha e dëborës), Don José (Carmen), Princi Alexei (Arrëthyesi),Romeo (Romeo dhe Xhulieta) etj.

Ai ka interpretuar në balete të tilla si Les Sylphides, Boléro si dhe ka marrë pjesë në evente të shumta në Greqi dhe jashtë saj.

Top Channel