Ismet Sijarina pati një sukses të madh me filmin e tij “Cold November”, “Nëntori I Ftohtë”, kur e shfaqi atë si premierë ndërkombëtare në San Sebastian FF, një ndër pesë festivalet më të mirë në botë.

Që atëherë filmi I tij nuk ka reshtur së udhëtuari në katër anët e globit, e së fundmi erdhi edhe në garën zyrtare të TIFF, në këtë edicion të 17.
Ngjarjet vendosen në konfliktin e fillim viteve ’90 Kosovë-Serbi.

Fadili, një arkivist që punon në një kompani serbe, e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të vazhdojë punën apo jo në një kohe lufte dhe acarimi, duke qenë i vetëdijshëm që të dy kanë gabim. Si pasojë, e vendimit të tij ai”gëlltitet” turpin, dhe i duron presionit që vjen nga të gjitha palët, ajo Serbe dhe ajo e Kosovës.

Një intervistë me regjisorin, Ismet Sijarina

Si u prit filmi në premirën ndërkombëtare në San Sebastian?

Filmi është shfaqur sot një vit në San Sebastian dhe është një koincidencë edhe për premierën e filmit në Tiranë. Pritja ka qenë madhështore. Tirana ose TIFF është festivali i 37 i filmit.

Si u prit filmi kur u shfaq në Serbi?

Ka qenë një situatë jashtëzakonisht e tensionuar. Ka qenë një grup prej 200 policësh të njësisë speciale, që e kanë siguruar vendin. Ka pasur shumë demostrata kundër filmit. Por audience që ka marrë pjesë në shfaqen e filmit, ka dhënë duartrokitje 10 deri 15 minuta pas filmit.

Si nisi idea për të realizuar një film pikërisht për ngjarjet e fillim ’90?

Jetona, ne nuk kemi pasur filma për fillimin e viteve 90. Kryesisht filmat e fundit kanë qenë për vitet e luftës. Ndërsa fokusi im ka qenë, kur unë kam qenë fëmijë. Se si I kam parë të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur në momentin kur ka filluar shtypja e shqiptarëve. Kam dashur t’i vizualizoj vitet, të cilat më vonë shpjenë në luftë.

Top Channel