“Me vlen më shumë drejtësia se sa kjo histori, se sa partia”, është shprehur ish-ministri, Sajmir Tahiri.

Në daljen e tij të parë pas vendimit të Gjykatës, që i hoqi tre akuza të çështjeve të drogës dhe e shpalli fajtor për shpërdorim detyre, Saimir Tahiri përsëriti se do ti shkojë deri në fund të vërtetës.

Përpos metaforave që përdori në konferencë, ish ministri i brendshëm tha se apelimi është hapi i radhës.

Por ndonëse në strategjinë e tij synohet pafajësi, në krahun tjetër mes tij dhe drejtësisë janë ndërkombëtarët që ish ministri i konsideron si presion.

Zoti Tahiri, për tju rikthyer sërish deklaratës së Ambasadës Amerikane që e konsideroi shkurajues vendimin ndaj jush, a e konsideroni ju të drejtë këtë qëndrim ?

“Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e Gjykatave dhe nuk besoj që ndodh edhe në Amerikë që një ambasadë flet mbi një vendim Gjykate dhe nuk besoj se mund të ndodhë ndonjë presion më i madh se ky mbi gjyqtarët”, është shprehur ai.

Por a i ka shkruar kryeministri Saimir Tahirit pas vendimit të Krimeve të Rënda, që siç rezultoi theu edhe diplomacinë e të huajve?

“Fare, dhe rrugës së drejtësisë i shkoj përpara, kjo është më e rëndësishme”, është shprehur ish-Ministri.

Sidoqoftë, Saimir Tahiri jep një interpretim personal mbi kurbanin.

“Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg , kurban do të thotë mos të jesh i lirë dhe të garantojë që ka në parlament jashtë parlamentit, njerëz që janë kurban edhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut, se nuk janë të lirë të mendojnë po nuk u thanë çfarë të mendojnë ,se nuk janë të lirë të flasin po nuk u thanë çfarë të flasin”, ka thënë Tahiri.

Kur Prokuroria deklaron se do kërkojë fajësi për ish-ministrin, për të treja akuzat që humbën rrugës, Tahiri shprehet:

“Unë bëra gabim që e thashë publikisht se në çfarë përmasash ishte kanabisi, lufta me kanabisin dhe hashashin nuk ishte vetëm kur isha unë, ishte aty do luftoj dhe kërkoj pafajësi edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës”.

Nuk ka munguar edhe një mesazh për ish ministrin Fatmir Xhafa, i cili ndonëse sipas tij, është stafi që ka klikuar opsionin “like” tek pakënaqësitë e ndërkombëtareve mbi verdiktin, Saimir Tahiri mendon se i njeh kundërshtarët.

“E di kë kam përballë nuk jam nga ata që nuk e di”, ka thënë Tahiri.

Top Channel