Mesditën e së enjtes, është ekstraduar drejt vendit tonë, Arbër Cekaj, pronari i firmës Arbri Garden, në kontenierët e së cilës, vitin e kaluar u gjetën 613 kg kokainë.

Arbër Çekaj u arrestua në mars të 2018, në Gjermani, pasi kishte shkuar atje për të kërkuar azil me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Por drejtësia gjermane vendosi ta mbante në burg, duke kryer hetimet edhe për llogari të tyre, pasi dyshohej se një pjesë e kokainës kishte pikërisht Gjermaninë si destinacion.

613 kg e kokainës, të fshehura në banana, u kapën në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj të cilit u paraqitur për të kryer zhdoganimin.

Pas ekstradimin në vendin tonë, ai pritet që së shpejti të përballet me akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Top Channel