Një 19-vjeçar në Fier u vodhi biçikletat dy turistëve, ku pas ndërhyrjes së policisë u bë i mundur kthimi i tyre.

Shtetasi me iniciale K.M shfrytëzoi momentin kur turistët ishin duke filmuar për të kryer vjedhjen në fjalë. Qe një qytetar ai i cili, pasi pa ngjarjen lajmëroi forcat policore, që bënë të mundur kthimin e biçikletave te turistët.

Gjatë ndjekjes nga policia, autori mundi të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Autori braktisi biçikletat dhe arriti të largohet.

Policia po punon për kapjen e shtetasit K. M., 19 vjeç dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Top Channel