Pas seancës dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u pyet nga gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu rreth heqjes së targave diplomatike për konsujt e nderit.

“Konsujt e Nderit nuk përdorin më targa diplomatike, i kanë dorëzuar”, u shpreh ministri duke shtuar se “kemi shkarkuar disa konsuj nderi të dyshimtë të Shqipërisë në botë.”

Ministri i Jashtëm në detyrë nuk dha detaje lidhur me emrat e konsujve të shkarkuar nga detyra.

Po kështu, Cakaj tha se po rishikohet ligji për pasaportat diplomatike, për të mos krijuar probleme.

  Ministri Cakaj: Meritojmë hapje negociatash, kemi bërë progres

Top Channel