Turqi/ Qëndruan 142 ditë në burg, lirohen 5 gazetarët e medias opozitare

14/09/2019 00:49

Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, përfshirë karikaturistin e shquar Musa Kart, që qëndruan në burg plot 142 ditë u liruan nga burgu të enjten në mbrëmje.

Lirimi i tyre erdhi pas një vendimi të gjykatës së apelit. Ata ishin të dënuar mbi akuzat ndihmë dhe forcim të grupeve terroriste, pa qenë anëtarë të ndonjë grupimi”.

5 gazetarët e arrestuar ishin pjesë e një redakise me 14 anëtarë. Redaksia akuzohej, përmes mbulimit në shtyp, tre organizata që Turqia i ka shpallur si grupe terroriste, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, Frontin Ultra të Majtë Revolucionar për Lirinë e Popullit si dhe lëvizjen Gulen, që autoritetet turke e akuzojnë si autore të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Top Channel