Foto ilustruese

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht gjashtë shtetas në kuadër të një operacioni policor kundër informalitetit.

Mes tyre janë proceduar penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa të proceduarit e tjerë janë ish-drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

Ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Ndërsa katër të tjerët në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje

Njoftimi

Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.

Shpërdorojnë detyrën me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Ndër të proceduarit edhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

Nën hetim 6 shtetas.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë finalizuar një tjetër operacion policor, ku si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V, 52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K, 35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M, 27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta shtetas duke qënë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Top Channel