Takim me ambasadoren e Suedisë, Meta: I lumtur të merrja garancitë e saj për forcimin e demokracisë

12/09/2019 14:08

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad- in.

Përmes një postimi të pak minutave më parë, Meta shkroi:

“I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.”

Top Channel