kantautori i njohur Stefi Prifti marton vajzën e madhe. Vajza e madhe e artistit është diplomuar në vitin 2016 në degën e Kantos për Soprano dhe Stefi e ka prezantuar gjithmonë si talentin që synon të rritet gjithnjë e më lart në karrierë.

Edhe pse Maria e kishte ruajtur sekret identitetin e burrit të ardhshëm, ishte vetë Stefi ai që nga pozitat e vjehrrit tashmë zbuloi detaje për të.

Bashkë me ftesën e dasmës, ai postoi një foto të Marias me djalin Gëzim, i cili siç ka emrin, sipas komentuesve solli gëzim në familjen Prifti.

Postimi

Dhe vjen kjo dite…!
Per mua dhe familjen tone, data 9 Shtator eshte nje dite e shenuar dhe shume emocionale. Vajza ime Maria Prifti dhe dhendri yne Gezim Meta, kane vendosur te celebrohen dhe te martohen ??

Nuk ka gje me te bukur per mua si baba!
Per te qene i sinqerte me veten, me duhet te them, se nuk eshte aq e lehte…??
Por, Jeta keshtu eshte..!
Babai dhe Nena te lindin dhe te ritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjehere me pekuli dhe mundime..!
Por, vjen Princi i Kalter dhe te thote..: – tani vajzen e dua une…! Eh… kjo eshte jeta…!
Ketu eshte bukuria dhe trashegimnia ?
Te me trashegohesh cupa e babjt!
Jete te lumtur te uron babi ?

Top Channel