Policia që e duan të gjithë. Një ditë me policen e qarkullimit më të famshme

07/09/2019 16:57

Refije Muca, që prej një viti është punonjëse e policisë së qarkullimit rrugor në komisariatin e Fierit.

Brenda një kohe të shkurtër ajo ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës.

Ka shërbyer për 3 vite në komisariatin e policisë në Lushnjë dhe prej më shumë se një vit është bërë pjesë e policisë rrugore në Fier. Puna me koleget meshkuj nuk e ka penguar aspak në karrierën e saj.

Megjithëse ka hasur vështirësi me drejtuesit e mjeteve gjatë kryerjes së detyrës, Refia është e lumtur që bën pjesë në policinë e shtetit, ka qenë ëndrra e saj që në fëmijëri.

Top Channel