Mbrëmja gala e futbollit italian ka kurorëzuar protagonistët kryesorë të sezonit 2025/2026, në një event të mbushur me yje, vlerësime individuale dhe homazhe emocionuese.

Federico Dimarco fitoi çmimin kryesor si Lojtari më i Mirë i Serie A, ndërsa Interi u shpall Klubi i Vitit, një trofe i tërhequr nga Beppe Marotta i cili theksoi të drejtën e zikaltërve për të “ëndërruar në Champions”.

Gjatë fjalës së tij, Dimarco vlerësoi grupin dhe foli edhe për eksperiencën e tij në Botëror, duke u shprehur i kënaqur me paraqitjen, pavarësisht dëshirës për më shumë minuta në fushë.

Çmimi i Trajnerit më të Mirë shkoi për Cesc Fàbregas, i cili u nderua nga ish-trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, pas sezonit historik me Como-n. Ndërkohë, talenti Nico Paz u vlerësua si Lojtari më i Mirë i Ri, me çmimin që iu dorëzua nga legjenda Fabio Capello, i cili nuk e fshehu habinë për vendimin e Real Madridit për ta shitur argjentinasin.

Lista e plotë e çmimeve individuale:

  • Lojtari më i Mirë: Federico Dimarco (Inter)

  • Lojtari më i Mirë i Ri: Nico Paz

  • Trajneri i Vitit: Cesc Fàbregas (Como)

  • Klubi i Vitit: Inter

  • Goli i Vitit: Francisco Conceição (rrjeta instiktive kundër Romës, votuar nga publiku dhe dorëzuar nga Alessandro Del Piero)

  • Arbitri më i Mirë: Maurizio Mariani

Formacioni i Sezonit (11-shja më e mirë): Ekipi i vitit u formua nga lojtarët më të votuar për çdo repart:

  • Portieri i Vitit: Mile Svilar (Roma)

  • Mbrojtësit e Vitit: Marco Palestra (tashmë te Chelsea), Federico Dimarco, Alessandro Bastoni dhe Manuel Akanji. (Në skenë, Bastoni preku edhe çështjen “Kalulu” dhe presionin e rrjeteve sociale, duke zbuluar mbështetjen që i kishte dhënë Chiellini).

  • Mesfushorët e Vitit: Hakan Çalhanoğlu, Scott McTominay (Napoli) dhe Luka Modrić.

  • Sulmuesit e Vitit: Lautaro Martinez, Nico Paz dhe Donyell Malen. (Holandezi, i shpallur “Sulmuesi më i mirë”, theksoi se rekordi i tij prej 36 golash duket “i pamundur për t’u kaluar”).

Nderime dhe Homazhe: Nata u hap me një homazh prekës për legjendën Franco Baresi, i kujtuar nga Fabio Capello, Demetrio Albertini dhe Alessandro Costacurta si një lider i heshtur por i jashtëzakonshëm në fushë. Gjithashtu, organizatorët rezervuan një çmim special për “Të Kaltrit” e vitit 2006, me rastin e 20-vjetorit të fitores historike në finalen e Berlinit.

Top Channel