Lajm i keq për Zhegrovën, Juventus e lë jashtë skuadre për Europa League, por nuk është i vetmi
Taulant Seferi vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në startin e sezonit në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e katërt në vetëm 5 ndeshje.
Seferi realizoi në minutën e 53-të në transfertën ndaj Karagümrük, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Kayserispor, me rezultatin 0-1.
Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë me një gjuajtje në brendësi të zonës, duke vijuar serinë e tij mbresëlënëse në javët e para të sezonit.
Kayserispor ishte pranë fitores, por vendasit barazuan në minutat shtesë. Biraşchi shënoi në minutën e gjashtë shtesë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Pavarësisht barazimit, Seferi mund të largohet me kokën lart nga kjo sfidë, pasi konfirmoi edhe një herë momentin e tij të mirë.
Katër gola në pesë ndeshje është bilanci i sulmuesit shqiptar në startin e këtij sezoni, një statistikë që pritet të jetë lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Maran, që ka një opsion më shumë për ndeshjet e radhës.
Top Channel