Në qiell, një yll për shqiptarët/ Nisma e astrofizikanes Mimoza Hafizi për të gjetur emrin

06/09/2019 19:53

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e pagëzuar nga vetë shqiptarët. Në 100 vjetorin e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve, instituticioni me astrofizikantë nga e gjithë bota që është vendimmarrës për emërtimet e trupave qiellorë, i jep të drejtën dhe shtetit shqiptar të përfaqësohet me yllin e tij.

“Bashkimi ndërkombëtar i astronomëve ka përzgjedhur aq yje bashkë me planetet e tyre, saç janë dhe shtete. Cdo shtet ka të drejtën që ti emërtojë këto trupa qiellorë përmes një procesi sa më të hapur në mënyrë që të marrin pjesë sa më shumë qytetarë. Më duket si një process që lidh të ardhmen me të shkuarën”, tha Hafizi.

Çdo shqiptar mund të dërgojë propozimet e tij për emrin që dëshiron, duke u bazuar në disa kritere.

“Nuk mund të vihen emra që kanë vdekur në 100 vjetorin e fundit, apo emra njerëzish që janë gjallë. Duhet sigurisht të jenë emra të cilët nuk paraqesin ndonjë interes biznesi apo organizatasj jofitimprurëse. Të mos jenë emra të lidhur me politikën, dhe kryesisht synohet që të jenë emra të lidhur me kulturën, me traditën historinë dhe gjeografinë e vendit.”, shton ajo më tej.

Ylli që ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, me koordinata HD 82886, I takon Shqipërisë si dhe planeti rrotull tij. Ndarja e tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme.

“Koordinatat janë përzgjedhur në mënyrë të tillë që ylli të jetë sa më i dukshëm, që të mund të shihet me teleskop. Në këtë moment është e vështirë për ta fotografuar sepse ylli ndodhet në konstelacionin e Luanit, i cili është shumë afër diellit në këtë periudhë të vitit. Kështu që vera ka një disfavor sepse nata është e shkurtër dhe numri I objekteve që ndodhen në pjesën e errët është më i pakët”, thotë ajo.

Kristi Gongo

Top Channel