Nga sot transgjinorët australianë mund të ndryshojnë gjininë në certifikatat e lindjes

05/09/2019 09:55

Tasmanianët transgjinorë tani mund të ndryshojnë gjininë në certifikatën e lindjes pa pasur nevojë për kirurgji.

Reformat e diskutueshme u miratuan në Parlament në prill, në të cilën gjinia në një certifikatë lindjeje tashmë  është opcionale.

Ligjet, të cilat hynë në fuqi të enjten, gjithashtu hoqën kërkesën që personat transgjinorë të kenë një operacion të ri-caktimit seksual në mënyrë që t’iu njihet gjinia e re.

Ndryshimi i gjinisë mund të bëhet që në moshën 16 vjeç e lart. Ata mund të aplikojnë për të ndryshuar gjininë e tyre, të regjistruar pa miratimin e prindërve.

Lobi i Krishterë Australian ka thënë se heqja e gjinisë në certifikatat e lindjes ishte një vendim që injoron të vërtetat biologjike.

Top Channel