Ruki Kondaj është e vendosur në Kanada që prej vitit 2000. Është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Toronto, Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë shoqatës dhe Zv/Presidente e organizatës së Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada.

Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë së ON pranë Kolegjit të Dietologjisë.

Dr. Ruki Kondaj është intelektualja shqiptare në Kanada e njohur gjerësisht në diasporë e kudo si promovuese e fuqishme e vlerave kombëtare e kryesisht si bashkë autore dhe lobuese e Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Parlament të Ontarios, aprovuar më 5 dhjetor 2016.

E nderuar në Kanada me Medalje Diamanti të Kurorës së Mbretëreshës Elisabeta II nga Governatori i Përgjithshëm i Kanadasë në nëntor 2012, e nderuar nga Qeveria Shqiptare në Samitin e parë të Diasporës me trofeun Shqiponja e Arte 2016 dhe në Samitin e dytë te Diasporës me titull Ambasadore e Kombit 2018.

Motivi i saj, Kurrë mos u ndal!Djali i saj Bes Kondi në vitin 2018 u kthye në hero në Kanada pasi iu afrua një personi të plagosur për t’i dhënë ndihmë, fill pasi ai ishte përplasur nga një atentator terrorist, që shkaktoi 10 viktima dhe plagosi mjaft të tjerë dje në metropolin Kanadez. Per emisionin Diaspora Ruki Kondaj ka rrëfyer rrugëtimin e saj bashke me familjen drejt Kanadasë.

Top Channel