Mbështetësit e Degës së Partisë Demokratike në Shkodër dhe drejtuesit e kësaj force politike në këtë qytet kanë zhvilluar një protestë paqësore, pas lajmeve lidhur me të shkuarën e Valdrin Pjetrit, fituesit të zgjedhjeve te 30 qershorit në këtë bashki.

Me pankarta në duar ku shkruhej “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda” “Posht Komunizmit”, ata marshuan në rruget e qytetit.

Sipas ish deputetit Bardh Spahia, lidhjet e Edi Ramës me krimin tashme janë të faktuara dhe Valdrin Pjetri është njeriu i radhës që shpërblehet me poste drejtuese.

Kjo protestë erdhi pak ditë pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumente, ku sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar me burg në vitin 2003 për drogë.

Top Channel