Banorët e Njësisë 3 në kryeqytet, përballë Maternitetit të ri, nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë këtyre ditëve të nxehta të korrikut, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka vijuar punën për investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Ramiz Zakja”, një investim nga i cili përfitojnë dhjetëra familje.

Ky investim i ri i Bashkisë së Tiranës, tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës, i cili ka rritur ndjeshëm sasinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Krahas zgjerimit të hartës së zonave me furnizim me ujë të pijshëm, UKT ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit duke iu përgjigjur në kohë të shpejtë çdo shqetësimi të qytetarëve të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Top Channel