Është mbyllur procesi i numërimit të votave për bashkinë e Tiranës. 919 kutitë janë numëruar dhe kandidati i PS, Erion Veliaj është shpallur fitues me 94.21% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skënderaj i Bindjes Demokratike, ka siguruar vetëm 5.79% të votave
Thënë ndryshe, Veliaj ka siguruar 152,230 vota në 30 qershor, shifër që është 8002 vota më e ulët se ato që fitoi në zgjedhjet lokale të 2015-ës.
Katër vite më parë, Partia Socialiste ishte në koalicion së bashku me LSI-në dhe PDIU-në, votat e të cilave shkuan për Erion Veliajn. Për socialistët, kjo diferencë e vogël e votave në Tiranë në katër vite, tregon që Erion Veliaj ka rikuperuar i vetëm edhe votat e dy ish-partnerëve në koalicion, të cilët në 30 qershor nuk u bënë pjesë e garës.
Top Channel raportoi dje se në 11 njësitë administrative të Tiranës numri i votave të pavlefshme ishte 10 mijë e 740.
Top Channel