Teksa kemi hyrë në numërimin mbrapsht të orëve të fundit drejt 30 Qershorit, kësaj date që do mbetet në historinë e politikës shqiptare për shkak të precedentit që ajo krijoi duke u dekretuar dhe shfuqizuar po nga vetë Presidenti i Republikës si datë zgjedhjesh për pushtetin lokal, e që së fundmi dekreti një tjetër datë zgjedhjesh.

Por mazhoranca nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, duke u mbështetur edhe në vendimin e Kolegjit Zgjedhor që zhvlerësonte dekretin e parë të Presidentit Meta.

Për të folur rreth situatës më të fundit politike, në studion e Top Talk ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

I pyetur nëse 30 qershori do të jetë ditë zgjedhjesh, apo ditë përleshjesh, Balla u shpreh se nuk do të ketë episode dhune, pasi siç u shpreh ai, Basha dhe Kryemadhi kanë marrë mesazh fare të qartë nga BE dhe SHBA, nëse kjo do të ndodhë.

“Për herë të parë SHBA she BE kanë cituar me emër si përgjegjës për çdo akt dhune, nëse do të ndodhi, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Sot po ua them që të kenë kujdes nëse japin urdhra të tillë. Por jam i bindur se këta të dy e kanë marrë mesazhin e duhur. Babës Sali t’i thonë rri mirë. Shqiptarët do të votojnë më 30 qershor”, tha ai.

Top Channel