Kreu i PD, Lulzim Basha u takua paraditen e së martës me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve dhe me përfaqësuesin e BE në Tiranë. Por pas takimit zoti Basha nuk ka pranuar të tregojë bisedën e zhvilluar me diplomatët e lartë, por ka sulmuar disa media, përfshirë Top Channel.

I ftuar në studion e Top Talk, publicistin dhe gazetarin Frrok Çupi, e cilëson tronditëse dhe një marrëzi këtë sjellje të kreut të PD ndaj mediave.

“Më tronditi për të thënë të vërtetën. Janë disa momente të PD që më tronditin në raport me mediat. Kjo ishte më e fundit. Të sulmosh mediat është një marrëzi, është diçka që nuk qëndron. PD prej kohësh ka hyrë në një rrugë të keqtrajtimit të mediave. PD është parti e lirisë së fjalës dhe është parti që po e dëmton lirinë e fjalës. PD ka bërë fajin e madh që ka tërhequr si spiunë gazetarë që kanë spiunuar për partinë. PD ka bërë fajin e pafalshëm që kanë tërhequr nga Prokuroria të dhëna për t’ia dhënë një gazete jashtë vendit. PD i përdor gazetarët si forca politike, ose si forca të jashtme të saj pa i respektuar në profesionin që kanë. Kjo që bëri Basha bën pjesë në sjelljet e fundit të PD: Por është edhe personale e Bashës, i cili nuk ka haber në raportet politikë-media.

Top Channel