Gazeta gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të blerjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

Në përgjimin 5 dëgjohet Ymer Lala, një person me perecedentë penalë që flet me nipin e tij për një program të Fiks Fare që ka publikuar një kamer të fshehtë të blerjes së votave në Dibër.

Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në.

Fiksi ka filmuar se si po bliheshin votat në Dibër.

Përgjimi nr 5:

Elio Lale: O xhaxha.

Imer Lala: Hë mo nip.

Elio Lala: A po pushoje?

Imer Lala: Po.

Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të pyes a ta takojë atë Admirin, Admir Truke se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kështu, kurse sot mund të dali video tjetër që është me lekë nëpër duar.

Imer Lala: Uh.

Elio Lala: Edhe thashë të pyes a vepron policia, cfarë bën në qoftë se del.

Imer Lala: Kur do e takoje?

Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.

Imer Lala: Jo mo, s’quhet provë ajo!

Elio Lala: Po, kështu tha dhe ai “mos e rruaj k****”.

Imer Lala: Mirë hajt.

Elio Lala: Dukesh i lodhur.

Imer Lala: Jam dërrmuar. Po më dhemb këtu Elio, në krah të djathtë në fund të shpinës, tek kockat.

Elio Lala: A more ndonjë nga ato që ke ti, advilat.

Imer Lala: Advilat?

Elio Lala: Po, pi nja dy.

Imer Lala: Janë prap sonte videot ë?

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… (Nuk kuptohet)

Imer Lala: Cfarë ishte ky, gabel?

Elio Lala: Nga Sohodolli. Ai ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot, kanë ardhur e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa deri në qosh po nuk mund ta kapja.

Imer Lala: Të fiksit ë?

Elio Lala: Po, e morën ata me një Benz të zi.

Top Channel