Parku Kombëtar i Shebenikut, një nga zonat më të bukura jo vetëm të Qarkut të Elbasanit, por të të gjithë Shqipërisë, feston sot ditën që përkon me datën kur u shpall Park Kombëtar.

Festa synon promovimin e parkut dhe kthimin e tij në atraksion turistik. Përveç organizimeve në natyrë nuk ka munguar as panairi me prodhimet bio të zonës.

28 mijë turistë vizituan Parkun Kombëtar të Shebenikut në vitin 2018, kryesisht të huaj. Ndërsa këtë vit, parku ofron më shumë risi. Guida me biçikleta, kanoe në liqenin e fushë Studen dhe alpinizëm. Ajo që synohet sot është nxitja e banorëve në krijimin e bujtinave, pasi këtu mungon puthuajse totalisht hoteleria.

Në 11-vjetorin e krijimit të Parkut Kombëtar të Shebenikut, një lajm i mirë vjen për sa i përket infrastrukturës.

Jo vetëm parku më i madh në Shqipëri, por duket edhe më i rëndësishmi. Pjesë e këtij parku tashmë është edhe zona e Rrajcës, së fundmi e përfshirë në pasuritë botërore të UNESCO-s.

Top Channel