Përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, Basha ka ritheksuar moton e betejës së opozitës së udhëhequr prej tij, që është Shqipëria si gjithë Europa.

Në mesazhin e shoqëruar edhe me video nga protesta e fundit e opozitës, vetëm një ditë më parë, Basha thotë se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

“Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim”, shkruan Basha.

Në fund, kreu i Partisë Demokratike shton se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Top Channel