Studiuesit e ngjarjeve paranormalë, guidat turistikë dhe agjentët e udhëtimit ndajnë tregimet e tyre të preferuara nga disa vende shumë të njohura për publikun.

Më poshtë po iu sjellim disa prej tyre.

FOTO GALERI
1/12
Gettysburg, Pensilvani. Beteja tre-ditore e Gettysburg mori jetën e më shumë se 50.000 burrave, duke e bërë atë betejën më vdekjeprurëse të Luftës Civile. "Do të thoja se është qyteti më i përhumbur në Amerikë", thotë një ekspert. Disa vite më parë Svelha po drejtonte një grup nxënësish në një brenda Shtëpisë së Jennie Wade, vendi ku Jennie Wade-i vetmi civil që kujtohet të ketë vdekur në Luftën Civile - u vra nga një plumb qorr. Grupi po ecte poshtë shkallëve nga kati i dytë, kur Svelha dhe fëmijët vunë re një djalë të ri me uniformën e epokës së Luftës Civile duke qëndruar i ulur. Një moment më vonë, djali u zhduk. Pas kësaj grupi nuk u ngjit për të përfunduar turneun e tyre. "Ata shkuan drejt në autobusin e tyre dhe u larguan", thotë ai.

Top Channel