Një 53-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, me dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vagalat të Memaliajt dhe është raportuar në polici nga familjarët.

53-vjeçarja e identifikuar si Antoneta Hoxha jetonte në shtëpi me bashkëshortin dhe fëmijët.

Një grup hetimor është ngritur nga policia për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Top Channel