Basha reagon pas marrëveshjes me koalicionin opozitar: Zgjedhje false s’do ketë, duhet qeveri tranzitore

23/04/2019 12:07

Kreu i Partisë Demokratike reagoi menjëherë pas përfundimit të nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Zoti Basha tha se në orët e vijimi pritet që edhe parti të tjera, t’i shtohen opozitës së bashkuar.  “Në orët e në vijim do shtohen të tjera parti dhe Partia Demokratike është e hapur që të ndërtojë bashkëpunim më gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen evropiane që meriton. Duke i dhënë fund krimit elektoral dhe zgjedhjeve false, duke i dhënë fund korrupsionit nga mazhoranca aktuale dhe t’i kthejë normalitetin vendit. Kjo është një qeveri false dhe ne nuk pranojmë zgjedhje false. Është i domosdoshëm që të ndëshkohet krimi elektoral. Zgjedhje false nuk do ketë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral dhe pa u vënë përpara  përgjegjësit e krimit elektoral, Edi Rama dhe Vangjush Dako. “, tha Basha.

Më tej zoti Basha tha se marrëveshja opozitare nuk është thjeshtë një konfirmim i mazhorancës së re politike, morale apo numerike. Sipas tij, kjo opozitë nuk ka mbi supe vetëm përgjegjësinë e fitores së zgjedhjeve të lira, por edhe për të diktuar së bashku me sovranin zgjedhje me standarde.

“Akti i parë i këtij koalicioni do jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira e të ndershme i reformimit të thellë zgjedhor, të shfrytëzimi të potencialeve tona, jo për të pasuruar oligarkët por për të sjellë mirëqenie për shqiptarët. Kërkim largimin e shkaktarit të kësaj gjendje, autorit të krimit elektoral. Po shkatërron shpresën e shqiptarëve, kërkojmë largimin e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore që të garantojmë  zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku të diktojë sovrani”, shtoi kreu i PD.

Top Channel