Presidenti i Nices, Les Aiglons Gauthier Ganaye i ka “mbyllur dyert” Lyonit, për trajnerin Patrick Vieira, duke e konfirmuar këtë të fundit edhe për sezonin e ardhshëm.

Në vitin e tij të parë, Vieira duket se i ka bindur të gjithë dhe ka marrë votëbesimin e numrit një të klubit kuqezi, edhe për sezonin tjetër.

“Po ndërton baza solide dhe do të qëndrojë me ne edhe për sezonin e ardhshëm”, tha presidenti i Nices, duke komentuar interesin e Lyonit për trajnerin Vieira.

Top Channel