Ja vendimi i parë i rektorit të ri të Universitetit të Tiranës

16/04/2019 18:56

Bernard Dosti, i komanduar si rektor i Universitetit të Tiranës pas pezullimit të Mynyr Konit nga ministrja e Arsimit, ka marrë vendimet e para.

Ai njoftoi se të martën rektorati vendosi që të zhbllokojë punën në Universitet. Rektorati kërkon plotësimin e të gjitha rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit që në datën 7 dhjetor të vitit të shkuar.

Po ashtu, vendosi që t’i drejtohet menjëherë gjykatës për heqjen e sekuestros konservative si nevojë emergjente për funksionimin normal të shërbimeve ndaj studentëve dhe personelit akademik. Po ashtu, Rektorati vlerësoi Bibliotekën Dixhitale dhe marrjen e masave për përdorimin e saj nga studentët dhe pedagogët.

Top Channel