Borussia Dortmund mendon të përforcojë sulmin me një emër të njohur për tifozët, që ka veshur edhe më përpara fanellën verdhezi të skuadrës.

Michy Batshuayi është gati të rikthehet në ekipin ku ka bërë më mire se në të gjitha aventurat e tjera në 2 vitet e fundit dhe verdhezinjtë janë të kënaqur ta kenë sulmuesin belg, tashmë përfundimisht në radhët e tyre.

Aktualisht, Batshuayi është i huazuar te Crystal Palace, por Chelsea pranon të privohet nga belgu për 40 mln Euro në verë, shumë që Dortmund ka vendosur ta shpenzojë për 25-vjeçarin.

Top Channel