Lidhja vëlla-motër është tepër speciale, aq më tepër në rastet kur njëri prej tyre mund të ketë një sëmundje ose paaftësi fizike apo mendore në jetë.

E pra sot, është dita për të kremtuar këtë lloj lidhjeje të veçantë. Kjo ditë u krijua nga Klaudia Evart, një avokate nga Manhatani, e cila kishte humbur motër e vëlla në një moshë të hershme.

Ndaj, sot mund të ftoni për darkë për të festuar me motrën apo vëllanë tuaj, ose po nuk patët kohë, thjesht dërgojini një kartolinë apo një mesazh zemre. Sepse kjo është lidhja më e fortë në jetë, që zgjat që kur jeni në djep deri në fund të jetës.

Top Channel