Një 56-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është ndaluar nga forcat policore, pasi rezulton i dënuar me 4 vite e 5 muaj për trafik lëndësh narkotike, nga drejtësia italiane.

Shtetasi Osman Xherri ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është dhënë vendim nga Gjykata e Brescias në Itali.

Tashmë do të jetë zyra e Interpolit në Tiranë që do të kryejë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij në fqinjin e përtej Adriatikut.

Top Channel