Një kontroll i befasishëm në një lokal pa dokumentacion të rregullt, në pronësi të një shtetasi 33-vjeçar nga Korça, ka bërë që policia të mos dalë “duarbosh” mbrëmjen e së martës.

Blutë e qytetit juglindor kanë sekuestruar 7 shiringa me mbetje lënde narkotike, sikurse edhe 74 doza kokainë në një automjet “Renault” të parkuar përpara tij.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin M.M., pronar të lokalit. Ndërkohë, një sasi e vogël kokaine prej gati 3 gramësh i është kapur 34-vjeçarit L.B. nga Pogradeci, teksa lëvizte me motor në aksin Pogradec-Tushemisht.

Top Channel