Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë në vendin e quajtur “Përroi i Mollave” në njësinë administrative të Qelëzës.

Dyshohet se trupi i përket shtetasit Zef Nikollë Prenga, i moshës 45-vjeç i cili ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.

Policia kishte denoncuar zhdukjen e tij që në muajin dhjetor. Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë vdekjen e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që trupi i 45-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Pukës.

Top Channel