E gjashta protestë e opozitës nisi me indinjatën e grupi protestuesish tek sa deputetët e mazhorancës nën masa të forta sigurie, nga hyrja e rrugës pedonale iu drejtuan derës së pasme të Kuvendit.

Deputetët e mazhorancën u përballën me një lum thirrjes kundra tyre, por ndaj deputetit më i ri i Kuvendit Ralf Gjoni, një i ri i kishte zënë pritë tek hyrja e apartamentit duke e spërkatur me bojë.

“Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellje rrugaçërie. Duhet ta dinë që unë nuk frikësohem në një asnjë moment nga ky destabilizim që po përpiqen të mbjellin”, tha Gjoni.

Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur. Kam vendosur të futem në Kuvend, kam ardhur të betohem, për të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë të papërfaqësuar nga këta politikanë të papërgjegjshëm. Unë jam shtetas shqiptar dhe i huaj, jam i shkolluar jashtë dhe i punësuar jashtë. Nuk kam ardhur këtu në Kuvend për t’i bërë fresk qeverisë. A më njihni mua apo jo?”, tha Ralf Gjoni,

E ndërsa protesta nga ku u etiketua jo legjitim, tre deputetët e ri nga listat e LSI bënë betimin.

Shefja e LSI, Monika Kryemadhi e dënoi incidentin me Ralf Gjonin.

“Më vjen shumë keq për zotin Gjoni. Ata që kanë kryer sulmin të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo.

Në drejtim të kordonit të parë të policisë gjatë të gjithë protestës u hodhën kapsolla dhe gurë, por ndryshe nga protestat e tjera policia nuk përdori gaz lotsjellës.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte në seancë plenare pasi ndodhet jashtë vendit, por Taulant Balla me tone të ashpra foli për protestën.

“I drejtohem personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare. Kushdo e mbështet thjesht sa largon Shqipërinë nga Europa dhe nxit destabilitetin në vend. Edhe pse sot, deputetë, qytetarë dhe punonjës të Policisë së Shtetit mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës, shqiptarët nuk kanë parë kurrë një lider opozite që të bëjë thirrje të hapur që të goditen forcat e rendit dhe institucionet. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë që me urdhra politikë të goditen deputetët. Sot Lulzim Basha po sillet si një huligan në një ndeshje futbolli”, tha Balla.

Në mungesë të kreut të PD Basha që ndodhet në mbledhjen e Partive Popullore Europiane protesta u udhëhoq nga numri dy i PD Edi Paloka.

“Nuk ka as fillim dhe as mbarim të protestave. Ka protesta deri në largimin e Ramës”, tha Paloka.

Sekretari Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha detaje për vijushmërinë e protestës.

“Sa do të zgjasë protesta, këtë do ta vendosim bashkë me qytetarët”, tha ai.

Top Channel