Pas regjistrimit dhe ceremonisë së mirëpritjes së pjesëmarrësve për në Samitin e dytë të Diasporës shqiptare, mbrëmjen e së enjtes, e premtja ka nisur me sesionin qendror kuvendues.

Në organizimin që po zhvillohet në “Expo City” në periferi të kryeqytetit mbajtën fjalën e tyre personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm, nga kryeministri Edi Rama, presidenti Hashim Thaçi, politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe më gjerë, por edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në këtë samit po diskutohen çështje të rëndësishme, si ‘vota si e drejtë e emigrantëve’, ‘zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm’ i vendit tonë, Shqipërisë; ‘identiteti shqiptar’, por edhe ‘ftesat nga “shtëpia jonë” për të huajt’ që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.

Ndiqni drejtpërdrejt në kanalin e YouTube të Top Channel, Samitin e dytë të Diasporës:

Top Channel