Një tjetër ligj për të cilin Lulzim Basha zotohet se do e anulojë kur të vijë në pushtet, është ai i pronave.

“Ne kemi çuar në Strasburg kundërshtimin për ligjin e pronave. Nuk duhet kërkuar nga opozita atë që ka në dorë qeveria. Ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu, është rishpronësim. Atë që e bëri Enver Hoxha para 60 vjetësh, e bën edhe ky ligj. Në do ta rrëzojmë këtë ligj dhe ne do t’ju dëmshpërblejmë me vlerë tregu”, tha Basha.

Nga Pogradeci, Basha iu përgjigj edhe sfidës së pak ditëve më parë të kryeministrit se socialistët do të rimarrin bashkinë e drejtuar nga demokratët: “Meqë nga Pogradeci hodhi sfidën se do të marrë Bashkinë e Pogradecit, i ke bërë hesapet me niçen dhe krimin. S’i ke bërë me popullin. Të janë verbuar sytë, do marr këtë, do marr atë. Nga Pogradeci po ia them shkoqur: nuk je kryministër i shqiptarëve, por kryehajdut dhe kryetrafikant. Deri të premten 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën, se më 16 shkurt populli do të trajtojë si kryeqen, kryehajdut dhe kryetrafikant”.

Selia blu shpërndau edhe një takim të Bashës në kampin e internimit të Tepelenës. Përkrah disa të mbijetuarve, kryedemokrati akuzoi kryeministrin se po rikthen ish-sigurimsat: “Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejtësi të standardeve evropiane apo janë bashkëhartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”.

Top Channel