Një krim në familje tronditi qytetin e Vlorës pak pas mesditës së kësaj të mërkure.

Bashkëshorti qëllon për vdekje gruan e tij me thikë, e më pas tenton të vetëvritet, në një ngjarje që ndodhi në dyqanin e çiftit, në katin e parë të një pallati shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forca të shumta policie dhe ambulanca. Trupi i viktimës u dërgua në morgun e qytetit, ndërsa autori i vrasjes u shoqërua për në spital në gjendje të rëndë.

Me vrasjen e bashkëshortes Vera Lera, autori rreth të 50-ave i krimit, Todi Lera ka lënë jetimë 3 fëmijë, ndërsa fqinj të çiftit thonë se në shtëpinë e tyre ka pasur shpeshherë raste dhune. Madje, për dhunë në familje, ai ishte arrestuar disa muaj më parë nga policia.

Top Channel