Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, një burrë e një grua, të akuzuar për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim, si dhe ka sekuestruar një shumë parash.

35-vjeçari dhe 37-vjeçarja nga Shkodra, të cilët policia nuk i identifikon me emrat e plotë, dyshohen se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit për një kohë të gjatë, një shumë të hollash një shtetaseje tjetër.

Arrestimi i tyre u bë pas një operacioni të koduar “parà të paligjshme” e të bashkëkoordinuar me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në Tiranë, e cila do të vijojë edhe veprimet e mëtejshme për t’i nxjerrë ata para gjyqit.

Top Channel