Në rrjetet sociale ka marrë hov e ashtuquajtura “Sfida e 10 viteve” yje e njerëz të zakonshëm po hedhin fotot e tyre të një dekade më parë, duke pranuar kështu të tregojnë nëse kanë ndryshuar apo jo, dhe nëse ka ndodhur vërtetë, a ka qenë për mire apo e kundërta.

Sfidën e fiton ai që duket më mirë tani. Ambientalistët kanë zgjedhur të shfrytëzojnë këtë trend të momentit për të rritur përmes tij ndërgjegjësimin mbi situatën mjedisore.

Përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, ata tregojnë ndryshimet, në mjaft raste drastike, që ka pësuar mjedisi këto 10 vitet e fundit; një pjesë e mirë e fotove shfaqin akullnaja që sot janë tkurrur gati në gjysmën e masës, e zona që dikur mbuloheshin nga akulli e ku sot, shtresën e tij e gjen shumë pak.

Të tjera janë dëshmi e dëmtimeve të pakthyeshme të bëra barrierave koralore, apo plazheve që e kanë humbur bukurinë e tyre. Nëx disa raste tregohet dhe zhdukja e disa specieve, apo shkatërrimet që kanë lënë pas konfliktet si lufta në Siri.

Shume prej fotove synojnë të nxjerrin ne pah efektet e ngrohjes globale ndërkohë që ekspertët e klimës paralajmërojnë se 2019-ta mund të kthehet në vitin më të ngrohtë në histori për shkak të pasojave të El Ninjos, të ashpërsuara nga ndryshimet klimaterike të konsideruara pasoje e aktivitetit njerëzor.

Top Channel