Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për dorëzimin në polici të Klement Balilit me anë të një statusi në Twitter.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin! Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri”, shkruan Rama në rrjetin social.

Top Channel