Qyteti i ujit të bekuar, me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2.400 vitesh, ka mbledhur paraditen e kesaj të diele qindra banorë të Beratit dhe rrethinave, për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.

Kryqi u hodh në lumë nga At Petraq Simsia, ndërsa dhjetëra të rinj kanë sfiduar temperaturat e ulëta për ta kapur atë.

Kësaj radhe, fati ishte me të riun nga lagjja “Goricë”, Konstandin Musha, i cili arriti ta nxjerrë kryqin dhe t’ia dorëzojë sipas riteve drejtuesve të kishës.

Dita e ujit të bekuar është përkujtuar edhe në qytetin e Durrësit, ku ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është bërë në basenin e Portit të Durrësit. Kryqin këtë vit e nxori nga uji i riu Ersi Papajorgji, i cili falënderoi Zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të shënuar.

Top Channel