Shefi i njohur i kuzhinës, Altin Prenga, ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Emri i tij i është bashkuar shefave më të mirë në botë, në një libër gatimi të publikuar në Itali, me 227 receta të ndryshme.

Shef Altini përfaqësohet denjësisht me dy receta tepër të veçanta dhe autentike, të cilat i prezantoi edhe në studio.
Ai zbuloi se receta e parë është një pjatë që gatuhet me dromesat, pjatë e lashtë Arbëreshe, ndërsa pjatën e dytë e realizoi live në studio.

Bëhet fjalë për sorbeto me lëngun e shegës së egër, që shefi e cilësoi si një thesar të paçmuar të natyrës tonë e që duhet shrytëzuar më tepër.

Gjatë gatimit ai realizoi ftohjen e shurupit të shegës me lëng azoti në temperaturë -195 gradë për të krijuar masën e duhur.

Top Channel